Nëntor 28, 2017

TË GJITHË JEMI FËMIJËT E TYRE FILLOI JAVA E KUJDESIT PËR TË MOSHUARIT

Me moton TË GJITHË JEMI FËMIJËT E TYRE, filloi Java e kujdesit për të moshuarit 2017. Në Qendrën e kujdesit ditor për të moshuarit në SHOH “Dare Xhambaz”, duke filluar nga ora 11 u mbajt një takim i donatorëve ku mori pjesë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, Drejtori i Fondacionit Albiz – Ilir Idrizi, dhe përfaqësues të Qytetit të Shkupit. Fjalën e tyre e patën Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale dhe Sekretarja e Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, z-nj. Suzana T. Paunovska, të cilat prezantuan rezultatet e funksionimit tetëvjeçar të shërbimeve për të moshuarit të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe planet e ardhshme për zhvillimin e shërbimeve për personat e moshës së tretë në nivel nacional. Në këtë takim morën pjesë përdorues të qendrave të kujdesit ditor për të moshuarit të KKQSH, vullnetarë të KK dhe ekipet mobile të infermiereve që vizitojnë të moshuarit në shtëpi. Gjithashtu sot, në territorin e Komunës së Çairit është organizuar një pikë informimi dhe një pikë e parandalimit shëndetësor. Në kuadër të projektit “Qendra e kujdesit ditor për të moshuarit dhe Qendra për ofrimin e ndihmës në shtëpi”, do të realizohen aktivitete të njëjta apo të ngjashme gjatë tërë javës.

< kthehu mbrapa