6 Korrik, 2018

Ndarje solemne e certifikatave kujdestarëve të personave të moshuar dhe të pafuqishëm

Më datë 04.07.2018 në hapësirat e Portës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit në mënyrë solemne u ka ndarë certifikata 16 kandidatëve të cilët në mënyrë të suksesshme e kanë kryer trajnimin për kujdestarë të personave të moshuar dhe të pafuqishëm. Në ngjarje kanë marrë pjesë mbështetës, kujdestarë, bashkëpunues, kolegë dhe miq, si dhe përfaqësues nga Kisha e Jezu Krishtit dhe shenjtorët e ditëve të mëvonshme. Në ngjarje u shkëmbyen përvoja dhe dinamika e trajnimit përmes tre fjalimeve të përkryera të kujdestareve tona, e në të njejtën kohë u njoftuan edhe emrat e gjashtë kujdestarëve të cilët do të kenë mundësinë ta zgjërojnë dijen e tyre në Kryqin e kuq të Bavarisë në Nimberg, në shtator.    

Ky program u mbështet nga Sparkasse banka, Kryqi i kuq i Zvicrës dhe Kisha e Jezu Krishtit dhe shenjtorët e ditëve të mëvonshme.

Gjatë periudhës verore të gjithë 16 kujdestarët do të realizojnë pilot vizita në teren tek përdoruesit të cilët kanë nevojë për vëmendje dhe kujdes në kushte shtëpiake.

< kthehu mbrapa