18 Shtator, 2019

“Ndërtimi i kapaciteteve të komunikimit dhe koordinimit për gatishmëri dhe reagim efikas në Ballkanin Perëndimor”

Organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në periudhën nga 10-12.09.2019 në B e H – Sarajevë u mbajt një takim pune në kuadër të Projektit “Ndërtimi i kapaciteteve të komunikimit dhe koordinimit për gatishmëri dhe reagim efikas në Ballkanin Perëndimor”.

Në takimin e punës morën pjesë përfaqësues të FNKK/GjK, të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryqit të Kuq të B e H-së, Kryqit të Kuq të Kroacisë, Kryqit të Kuq të Shqipërisë, Kryqit të Kuq të Malit të Zi dhe të Kryqit të Kuq të Serbisë.

Qëllimi i takimit të punës ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të shoqatave nacionale (ShN-ve) të Rajonit me theks në detyrat që çdo ShN duhet t’i zbatojë në kuadër të aktiviteteve të projektit.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut patën mundësinë për të prezantuar platformën e komunikimit të bazuar në ueb “Gjenerata e ardhshme e sistemit të menaxhimit/komandimit në incidente” dhe krijimin e Qendrës së re operative të KKRMV-së.

< kthehu mbrapa