Gusht 29, 2016

Ndihma humanitare për familjet nga zonat e përmbytura

Të rreshurat e shiut shkaktuan vërshime në vendet e banuara dhe në fushat pjellore në Shkup dhe Tetovë. Për fat të keq përmbytjet shkaktuan edhe humbjen e jetës së njerëzve, si dhe dëme të mëdha materiale të cilat drejtpërsëdrejti goditën popullatën, me çka menjëherëu ndërmorrën masa adekuate për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga përmbytjet. Gjatë 3 ditëve të kaluara, ekipet e Kryqit të kuq të RM-së u kyçën për të ndihmuar banorët dhe u shpërndanë 5.500 pako me ushqim (një pako është dedikuar për 4 persona), 55 ton ujë, 190 shtretër, 356 batanie, 210 kg veshmbathje. Janë asistuar 36 raste për ndihmë të parë nga ana e ekipeve të Kryqit të kuq.

13938026_1629015177408636_8151649771041451777_o

Në të gjithë operacionin janë kyçur 80 persona (vullnetarë dhe shërbimi profesional i Kryqit të kuq), 7 ekipe mobile për ndihmë të parë mjekësore dhe është aktivizuar potenciali i përgjithshëm logjistik i Kryqit të kuq të RM-së.

Në pajtueshmëri me informacionet e fituara në teren Kryqi i kuq i RM-së bën apel të donohen artikujt në vijim: ushqim i konservuar, ushqim për foshnje dhe pelena, ujë për pije, mjete për higjienë, mjete për dezinfektim, llopata, çizme gome dhe kova.

Ndihma mund të dorëzohet në depotë e Kryqit të kuq në RM-së në Momin Potok, Shkup prej 08:00 deri në ora 18:00 (telefoni për kontakt: 3 096 227) dhe në SHF “Naum Naumovski Borçe”.

Subjektete juridike dhe qytetarët e interesuar në mënyrë plotësuese mund të kyçen edhe me sigurimin e ndihmës në të holla:

– Gjiro llogaria e solidaritetit 300000001327966 NT 4030984271620 – Banka Komerciale

Deri tani janë grumbulluar 5.151.486 denarë në llogarinë e Fondit për solidaritet.

– Donacioni prej 100 denarë me thirrje në telefonat: 075/070/077 143 400

Deri tani janë grumbulluar 7.910.000 denarë me thirrje në telefona.

Donacion të mjeteve në valutë të huaj:

NAME OF THE ORGANIZATION: MACEDONIAN RED CROSS
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Apelojmë në aktivitetet për donacionin e ndihmës humanitare të përcjellen udhëzimet e institucioneve kompetente dhe Kryqit të kuq të RM-së, me qëllim që në mënyrë më efektive të menaxhojmë me pasojat e katastrofës natyrore.

Me respekt,

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë

< kthehu mbrapa