30 Mars, 2017

Në vijim e sipër është përgatitja e projekteve të vogla PVH për të mirën e komunitetit

Pas përfundimit të trajnimeve PVH dhe e motivimit të të rinjve të moshës 13 deri më 17 vjeç për të bërë diçka të mirë për komunitetin e tyre dhe për të ndryshuar përditshmërinë e tyre, në muajin janar ata filluan të kryejnë realizimin e aktiviteteve të planifikuara. Të ndarë në grupe të vogla, të udhëhequr nga diseminuesit e tyre dhe me mbështetjen e sekretarëve, të rinjtë në gjithë vendin filluan lokalizimin e grupeve qëllimore, hulumtimin e nevojave të grupeve qëllimore, organizimin e një sërë aktivitetesh për të arritur qëllimin e dëshiruar. Këtë vit janë trajnuar rreth 1100 të rinj të cilët në muajin mars dhe prill aktivizuan komunitetin e tyre, familjet e tyre, sektorin e korporatave me qëllimin për të mbështetur komunitetin në të cilin jetojnë.

Në Resnjë ndërrojnë dyshemenë e parketit për një person të rrezikuar në aspekt social, në Gostivar organizojnë turnir humanitar, në Koçanë pastrojnë ndërtesat dhe hyrjet, vetë gëlqerosin, në Ohër festuan ditëlindjen e një fëmije në rrezik, në Shkup bëjnë pajisjen e banesës së një të pastrehu, blejnë frigoriferë, shporete, organizojnë shfaqje teatrore në të cilat aktrojnë vetë ata dhe tregojnë kreativitetin e tyre, organizojnë mbrëmje argëtimi nën maska… dhe shumë gjëra të tjera.

Investojnë shumë orë vullnetare, shumë orë në shërbim të komunitetit, shumë kohë e dobishme dhe e planifikuar nga këta shembuj pozitivë. Të rinjtë po përvetësojnë shkathtësi të rëndësishme, si: puna në ekip, komunikimi me mediat, bashkëpunimi me sektorin e korporatave, menaxhimi i kohës së tyre. Po përvetësojnë edhe shumë gjëra të tjera që janë rezultat i kohës së kaluar me personat në rrezik, duke kuptuar se në çfarë kushtesh të vështira jetojnë disa njerëz, duke kuptuar sistemin e tyre të vlerave si dhe duke zgjeruar të menduarit e tyre për grupet tjera etnike në vendin tonë.

Programi PVH është një mjet i rekrutimit dhe i mbajtjes së vullnetarëve në të 34 OKKK-të e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu ky program është një model i komunikimit në kuadër të Shoqatës nacionale dhe një formë arsimore që motivon të rinjtë për të krijuar ndjenjën për kulturën e tyre dhe ndjenjën për kulturat e tjera. Promovon qasjen aktive ndaj jetës dhe krijon lidhje më cilësore me shkollën. Programi PVH është produkt vendor, i krijuar në bazë të traditave, normave dhe vlerave kulturore lokale. 1200 njerëz të rinj dhe vullnetarë potencialë çdo vit kalojnë trajnimin dhe janë përgatitur mes 150-200 projekte të vogla me të cilat janë ndihmuar rreth 3000 persona. 

< kthehu mbrapa