24 Tetor, 2018

Përfaqësimi dhe komunikimi para mediave

Kryqi i kuq i RM-së dhe Shoqata “Humanost”, në kuadër të Projektit rajonal “Ndërmarrja e aktiviteteve për përfshirjen sociale të personave të moshuar”, i financuar nga Bashkimi Evropian, në periudhën prej 19 deri 21 tetor të vitit 2018 në Qendrën “Solferino” në Strugë mbajtën një punëtori me temën “Përfaqësimi dhe komunikimi para mediave”. Qëllimi i punëtorisë ishte që anëtarët e rrjetit “InkluzivaM” për përfshirje sociale të personave të moshuar të marrin njohuri dhe shkathtësi për përfaqësim dhe komunikim para mediave. Për edukimin në këtë punëtori ishte angazhuar Prof. Dr. Marjan Tanushevski, gazetar-redaktor i MIA-s. Në këtë punëtori morën pjesë 24 përfaqësues të shoqatave të qytetarëve, anëtarët e rrjetit “InkluzivaM”, përfaqësues të shoqatave të qytetarëve përfitues të nën-granteve për implementimin e mikro-projekteve për përfshirje sociale të personave të moshuar dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare.

Gjatë kësaj punëtorie u përfshin këto tema: Nevoja, faktorët dhe kushtet e përfaqësimit dhe komunikimit para mediave; Ngjashmëritë dhe dallimet në proceset e përfaqësimit dhe lobimit në media; Komunikimet para mediave, të folurit publik, frika nga paraqitja publike; Komunikimi direkt dhe indirekt me publikun; Përfaqësimi dhe komunikimi para mediave tradicionale dhe të reja, komunikimi në situata të krizës.

Në procesin interaktiv të punëtorisë u realizuan shumë ushtrime, debate dhe dialogë në funksion të shkathtësive të komunikimit të pjesëmarrësve për përfaqësim para mediave. Përvojat e ndara në punëtorinë edukative do të jenë të dobishme dhe në funksion të aktiviteteve të përditshme dhe misionin e rrjetit të Shoqatës së qytetarëve “InkluzivaM”.

< kthehu mbrapa