Shkurt 5, 2018

Përmbytje në rajonin e Kërçovës

Më 3 shkurt, rajoni i Kërçovës u godit nga shirat e rrëmbyeshëm, të cilët kapluan vendin tonë. Për shkak të dëmeve të shkaktuara, janë evakuuar 73 persona në Sallën e sportit në Kërçovë. Kryqi i kuq i Maqedonisë dha mbështetje për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Kërçovë dhe në një aksion të përbashkët janë distribuuar 50 pako ushqimore, 50 pako me produkte higjienike, 250 batanije, 100 shtretër, 320 ushqime në konserva, veshje, çizme dhe higjienë për foshnjat. Është duke u monitoruar situata në terren për mbështetje të mëtejshme të qytetarëve të rrezikuar.

 

< kthehu mbrapa