Tetor 16, 2017

Përmes kulturës deri te bashkëjetesa

Në kuadër të aktiviteteve të Projektit “Përmes kulturës deri te bashkëjetesa”, Organizata komunale e Kryqit të kuq – Qendër, vazhdon të zbatojë punëtoritë e promovimit të kulturës dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë. Deri tani janë realizuar punëtori në 3 fusha, të cilat u mbajtën në ambientet e ShOH “Dare Xhambaz” dhe Zyrës së të Rinjve të Komunës Qendër, dhe u ndoqën nga ana e gjithsej 20 të rinjve nga 14 deri 24 vjeç të Klubit të të Rinjve të Kryqit të kuq të RM-së – Organizata komunale Qendër, Qendra për mbështetjen e personave me shikim të dëmtuar dhe Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit dhe Shoqata e personave me aftësi të kufizuara trupore “Mobilnost” – Shkup. Më 30.09 dhe 01.10.2017 të rinjtë ndoqën punëtorinë për shkathtësitë e komunikimit, punës ekipore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, në periudhën nga 01.10 deri 07.10.2017 morën pjesë në punëtorinë e fotografisë, ndërsa në periudhën nga 07.10 deri 14.10.2017 u realizua një punëtori kreative figurative.

Pas realizimit të punëtorive, më 20.10.2017 në Zyrën e të Rinjve të Komunës Qendër do të prezantohen veprat e të rinjve që morën pjesë në këtë projekt dhe rezultatet e tij.

< kthehu mbrapa