28 Shtator, 2017

Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të Kryqit të kuq të Maqedonisë në takimin e Rrjetit të Ndihmës së Parë në Mal të Zi

Nga 21 deri më 23 shtator, Kryqi i kuq i Malit të Zi në Shtëpinë e Solidaritetit në Sutomore priti një tubim të madh ndërkombëtar të dedikuar për ndihmën e parë FAEEN 2017 (First Aid Education European Network).

Në tubim morën pjesë rreth 70 pjesëmarrës nga mbi 30 vende të Evropës, përfshirë një përfaqësues të Kryqit të Kuq të R. së Maqedonisë, si dhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Komitetit Ndërkombëtar dhe një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë nga Norvegjia.

Takimet e rrjetit që merret me arsimin në fushën e ndihmës së parë mbahen çdo vit. Gjatë këtyre tri ditëve, përfaqësuesit e rrjetit patën mundësinë të diskutojnë çështjet aktuale lidhur me ndihmën e parë – arritjet e reja në këtë fushë, harmonizimin e udhëzimeve në lidhje me arsimin, novacionet e reja, si dhe të njihen me projekte të reja, praktika të mira dhe përvoja të paraqitura nga përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga kompanitë Laerdal, Zoll dhe Cardiac Science, të cilët kishin mundësi të paraqesin për pjesëmarrësit një pjesë të produkteve të tyre të reja për realizimin e trajnimeve praktike për ndihmë të parë, siç janë: defibrilatorët e jashtëm automatikë, kukullat fantazmë etj.

< kthehu mbrapa