Korrik 2, 2019

Pjesëmarrja në Festivalin e 18-të Ndërkombëtar të Filmit të Kryqit të kuq dhe Shëndetësisë

Në periudhën 13-21.06.2019 në Varnë, Bullgari, u mbajt Festivali i 18-të me radhë Ndërkombëtar i Filmit të Kryqit të kuq dhe Shëndetësisë. Në këtë festival u prezantuan filma nga e gjithë bota, dhe të pranishme ishin delegacionet e Shoqatave nacionale të Maqedonisë së Veriut, Rumanisë, Greqisë, Turqisë dhe Bullgarisë, pastaj producentët dhe skenaristët e filmit nga Brazili, Bullgaria, Irani, India, Italia, Qiproja, SHBA-ja, Serbia dhe Turqia. Nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë Kryetari Dr. Romel Velev. Si pjesë e programit të filmit të Festivalit u emitua filmi “I pastrehu” i përgatitur nga Kryqi i kuq i RMV-së që flet për programin të cilin Shoqata nacionale e zbaton për mbështetjen e të pastrehëve në vend.

Festivali i Filmit ka traditë nga viti 1965 si një ngjarje që promovon filmat në Lëvizjen e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, por edhe të organizatave të tjera, dhe që janë në drejtim të promovimit të programeve për ruajtjen e shëndetit dhe dinjitetit të njeriut. Me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, UNESKO-s dhe Organizatës Botërore Shëndetësore, merr mirënjohjen e lartë për kategorinë “A” e cila e vendos atë në rangun e festivaleve të filmit që mbahen në Kanë, San Sebastian, Veneci etj. Për edicionin e 18-të të Festivalit janë paraqitur mbi 3000 filma nga gjithsej 118 vende, nga të cilët në program janë zgjedhur për t’u emituar 206 nga 59 vende.

Në ceremoninë e hapjes së Festivalit morën pjesë Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë z-nja Iliana Jotova, e cila ishte patron i Festivalit, Kryetari i qytetit  të Varnës Ivan Portnih, Kryetari i Kryqit të kuq të Bullgarisë Akademiku Hristo Grigorov, Drejtori i Festivalit të Filmit Illko Raev, përfaqësues të korit diplomatik në Bullgarisë dhe mysafirë të tjerë nderi.

< kthehu mbrapa