Tetor 20, 2017

PJESËMARRJA NË TAKIMIN VJETOR TË SHOQATAVE NACIONALE ANËTARE TË BE-së

Në periudhën nga 15 deri 17 tetor të vitit 2017, një delegacion dy-anëtarësh i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Dr. Sait Saiti – sekretar i përgjithshëm dhe Sasho Taleski – udhëheqës i sektorit të programeve, morën pjesën në takimin vjetor të shoqatave nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Takimi u mbajt në Bruksel, Belgjikë, në ambientet e Zyrës së BE-së së Kryqit të kuq. Një pjesë e takimit iu kushtua vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht sigurimit të mbështetjes udhëzuese për shoqatat nacionale të Kryqit të kuq në periudhën e euro-integrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin vjetor krahas shoqatave nacionale të vendeve anëtare të BE-së morën pjesë edhe shoqatat nacionale të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Kryqit të kuq të Bosnjës e Hercegovinës, Kryqit të kuq të Serbisë dhe Kryqit të kuq të Malit të Zi. Çdo shoqatë nacionale prezantoi një përmbajtje të caktuar të projektit në kuadër të implementimit të projekteve të fondeve IPA. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë prezantoi Projektin e BE-së së ndërmarrjes së aksionit për konkurrencë më të mirë në tregun e punës, i zbatuar në bashkëpunim me Odën e Zejtarëve të Shkupit në periudhën e viteve 2015 – 2017.

Në takimin vjetor të pranishmëve iu drejtuar drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Bashkimit Evropian, i cili dha pikëpamjet e tij për procesin e euro-integrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë mbledhje u bë fjalë për trendët e rinj në ligjvënien dhe politikat e BE-së me ç’rast shoqatat nacionale të vendeve anëtare të BE-së dhanë pikëpamjet e tyre rreth gjendjes aktuale. Gjithashtu u rishikua edhe çështje e migrimeve dhe pasojat që i shkakton kjo çështje për jetën e njerëzve dhe punën e shoqatave nacionale evropiane. Në takim të pranishmëve iu drejtua edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, z. Elhadj As Su, i cili dha një pasqyrë të shkurtë të gjendjes aktuale në Federatën Ndërkombëtare dhe përgatitjet për takimet e ardhshme statutore në Antali, Turqi.

Në këtë takim gjithashtu u fol për të ardhmen e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian dhe për mundësitë e reagimit të shpejtë në katastrofa natyrore. Gjatë takimit të punës shoqatat nacionale të Ballkanit Perëndimor gjithashtu patën mundësinë për t’u njohur më mirë me funksionimin e Zyrës së BE-së së Kryqit të kuq. Shërbimi profesional tregoi gatishmëri për sigurimin e mbështetjes profesionale dhe operative në procesin e përgatitjes së projekteve të financuara nga BE-ja.

Në këtë takim gjithashtu fjalën e tyre e patën edhe katër kandidatët për kryetar të Federatës Ndërkombëtare të cilët dhanë një pasqyrë të shkurtë të programit me të cilin janë duke u kandiduar dhe iu përgjigjën pyetjeve të përfaqësuesve të shoqatave nacionale të Kryqit të kuq.

< kthehu mbrapa