13 Shtator, 2018

Pjesëmarrje në Akademinë për vollonterë në Varna, Bullgari

Gjatë periudhës 02-09.09.2018, për here të 13 u mbajt Akademia për vollonterë në Varna të Bullgarisë, e organizuar nga të rrinjtë e Kryqit të kuq Bulgar.

Gjatë Akademisë e cila ishte e mbështetur nga Zyra regjionale për Evropë e Federatës Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, të rrinjtë e Kryqit të kuq Bullgar për here të 4 me rend, kanë ftuar një grup të të rrinjëve në nivel ndërkombëtar të shoqatave nacionale nga Evropa dhe Azia Qendrore.

Këtë vit në Akademi kanë marrë pjesë 12 të rrinjë nga Kroacia, Holanda, Gjermania, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Zvicra, Romania, Ukraina, Italia, Maqedonia dhe Bullgaria. Përfaqësuese të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ishin Alenka Shopova dhe Biljana Josifovska.

Përgjatë Akademisë e cila kishte temën “Lidership dhe komunikim” dhe e cila udhëhiqej nga dy trajnues ndërkombëtarë, Marija Hristova – anëtare e Komitetit Evropian të të rrinjëve për koordinim dhe Xhuzepe Kasela – koordinatorë i vollonterëve i Zyrës regjionale për Evropë e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, të rrinjtë kishin mundësinë të mësojnë nga njëri tjetri, të shkëmbejnë praktika dhe përvoja pozitive të punës me të rrinjtë, të shkëmbejnë ide për përmirësimin dhe promovimin e punës vollontere dhe të ndërtojnë bashkëpunim ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e të gjitha shoqatave nacionale poashtu kishin mundësinë që ta përfaqësojnë cdonjëri shtetin e tyre dhe t’i prezantojnë aktivitetet dhe materialet promovuese më karakteristike të shoqatave të tyre nacionale.

Pjesëmarrja në Akademinë për vollonterë jo vetëm që ka kontribuar në shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve në lidhje me punën e të rrinjëve të Kryqit të kuq, por edhe në fitimin e informacioneve për këtë lloj të punëtorive për vollonterë të rrinj të cilat mund të implementohen edhe në shoqatën tonë nacionale.

< kthehu mbrapa