Qershor 27, 2018

PJESMARRJE NË TRAJNIMIN PËR SISTEMIN E BASHKIMIT EVROPJAN PËR MBROJTJE CIVILE DHE NDIHMË HUMANITARE

Në periudhën 17-22 qershor, përfaqësues i kryqit të kuq të RM-së mori pjesë në trajnimin e Sistemit Evropian për mbrojtjen civile dhe reagimin humanitar në kushte të krizave. Në trajnim morën pjesë 24 përfaqësues nga disa vende evropiane (Franca, Italia, Spanja, Belgjika, Danimarka, Bullgaria, Hungaria, Republika Çeke, Polonia, Anglia) si  dhe përfaqësues  të drejtorisë Evropiane për operacione civile dhe ndihmë humanitare (DG ECHO) e Bashkimit Evropian.

Ligjëruesit në trajnim ishin ekspertë me përvojë në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare, përgatitjes dhe reagimit ndaj katastrofave, ndihma humanitare me njohuri të thellë për nevojat e ndihmës humanitare dhe mbrojtjes civile. Trajnimi synonte të fitohej shkathtësi, njohuri dhe praktikë në lidhje me përgatitjen e pjesëmarrësve në situata të ndryshme specifike dhe situata krize të shkaktuara nga njerëzit ose fatkeqësitë natyrore.

Mekanizmi Evropian për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare siguron mbështetje për popullatën e prekur në mbarë botën që nga viti 1992 dhe çdo vit me ndihmë mbulon rreth 120 milionë njerëz

< kthehu mbrapa