23 Maj, 2019

Punëtori përgatitore KKA-PVH

Në periudhën nga 17 deri 19 maj në Strugë, u mbajt punëtoria përgatitore KKA-PVH, e dyta me radhë këtë vit. Në të morën pjesë rreth njëzetë instruktorë të KKA-PVH-së që kishin për qëllim të shqyrtonin, evalvonin dhe vlerësonin të gjitha 150 projektet e vogla që u përpunuan nga gjenerata KKA-PVH e këtij viti. Secili projekt u shqyrtua nga dy instruktorë dhe për shkak të rezultateve të mira, një sërë projektesh u prezantuan në mënyrë plenare para gjithë ekipit. I tërë procesi është shumë frymëzues sidomos që disa të rinj me të vërtetë bënë ndryshime të mëdha dhe të qëndrueshme në komunitetet e tyre. Veçanërisht e rëndësishme është dukshmëria e tyre në mjedise si dhe promovimi që u bë për emblemën dhe organizatën. Përveç punës së bërë dhe forcimit të kapaciteteve të ekipit, u organizua një iftar i përbashkët përmes të cilit anëtarët e ekipit kishin akoma më shumë mundësi që të njihen me kulturën, zakonet e instruktorëve të besimit mysliman dhe e gjithë kjo është në frymën e programit KKA-PVH që promovon paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën.

< kthehu mbrapa