25 Shtator, 2019

Punëtoria e komunikimit në kriza

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV) më 24 shtator të vitit 2019, mbështetur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), organizoi një punëtori me punonjësit dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndarjes së informacionit në lidhje me informimin dhe komunikimin në situata të krizës.

 

Në këtë punëtori u prezantuan aspekte të ndryshme në lidhje me funksionimin e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, veçanërisht aktivitetet e informimit dhe komunikimit në kohë dhe mënyrë të duhur në situata të krizës.

 

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si organizata më e madhe humanitare në vend, prezantoi përvojat e mekanizmit/strukturimit të strukturave në KKRMV për përballimin e situatave të jashtëzakonshme/krizave nga perspektiva e komunikimit.

 

Në këtë punëtori, fjalën e saj e pati Majlinda Mustafa – Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun në KKRMV, Zëvendës-shefja e Delegacionit Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq – Beograd, z-ja Gordana Milenkoviq, dhe Sanja Ivanish – Oficere e Komunikimit në KNKK.

 

Punëtoria u shoqërua nga një diskutim i hapur, ku pjesëmarrësit diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me punën e Kryqit të Kuq dhe informimin në situata të krizës.

< kthehu mbrapa