19 Shtator, 2019

Punëtoria e motivimit dhe përparimit të dhurimit vullnetar të gjakut

Organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën 13-15.09.2019, në Strugë u mbajt punëtoria e motivimit dhe përparimit të dhurimit vullnetar të gjakut në RMV. Në këtë punëtori morën pjesë gjithashtu motivues të rinj të Kryqit të Kuq të Shqipërisë dhe të Kryqit të Kuq të Novi Sadit.

Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte edukimi, motivimi dhe përparimi i dhurimit vullnetar të gjakut në RMV, tërheqja e të rinjve dhe e gjakdhënësve që japin gjak për herë të parë, si dhe rritja e numrit të gjakdhënësve.

Përmbajtjet e programit u prezantuan në bazë të parimeve të mësimit për të rritur përmes: prezantimeve, ndarjes së përvojave, luajtjes së roleve, ushtrimeve dhe mundësisë së pjesëmarrjes aktive të pjesëmarrësve.

< kthehu mbrapa