Mars 12, 2018

Punëtoria edukative për vullnetarët e Kryqit të kuq

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në kuadër të projektit: “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta”, mbështetur nga  Banka Komerciale SHA Shkup, në bashkëpunim me Entin për Punë Sociale, nga 9 deri 11 mars të vitit 2018, organizoi një punëtori edukative që u zhvillua në Qendrën “Solferino” në Strugë. Qëllimi i punëtorisë ishte të edukohen vullnetarët e Kryqit të kuq për të marrë njohuri dhe shkathtësi për qasje dhe mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta. Pjesëmarrësit gjatë punëtorisë treguan interesim për temat e trajnimit, gatishmëri për të mësuar, kreativitetet dhe motivim për punë, ndarje të përvojave dhe njohurive, si dhe shoqërim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.    

Përveç vullnetarëve të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të kuq Prilep, Kavadar, Veles, Kërçovë, Dellçevë, Dibër dhe Gostivar, në këtë punëtori morën pjesë edhe koordinuesit lokalë të aktiviteteve të projektit dhe përfaqësues të qendrave ditore për fëmijët me nevoja të veçanta. Në punëtorinë u prezantuan planet lokale të aksionit për implementimin e aktiviteteve gjatë vitit 2018. Në këtë punëtori u bë edhe prezantimi i lojës paraolimpike për personat me nevoja të veçanta, “Boçia”, e cila përfaqëson një transferim të zgjidhjeve efektive që aktivizojnë zhvillimin vital, barazojnë mundësitë dhe forcon aktivitetet fizike të personave me aftësi të kufizuara. Vullnetarët dhe koordinuesit lokalë, si dhe përfaqësuesit e qendrave ditore, patën mundësinë për të kuptuar rregullat e kësaj loje dhe  për ta zbatuar atë me fëmijët në qendrat ditore. Kryqi i kuq i RM-së më 9 maj të vitit 2018 në Shkup do të organizojë një ngjarje të përbashkët – Garën sportive humanitare duke aplikuar lojën Boçia, në të cilën do të marrin pjesë persona të qendrave ditore të komunave që janë përfshirë në aktivitetet e projektit.

Në punëtorinë u dha propozimi për të vazhduar me një edukim në vazhdimësi të vullnetarëve të Kryqit të kuq për të forcuar kapacitetet e tyre, si dhe u dhanë propozime për aktivitete të reja në drejtim të zhvillimit të aktiviteteve për sigurimin e mbështetjes në përmirësimin e socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.

< kthehu mbrapa