6 Qershor, 2019

Punëtoria finale KKA-PVH – viti 2019

Fundjavën e kaluar, nga 31 maji deri më 02 qershor, në Qendrën e Trajnimit “Solferino” në Strugë, u mbajt punëtoria finale PVH. 62 të rinj, 16 diseminues, 3 mysafirë dhe 7 instruktorë ose gjithsej 88 pjesëmarrës punuan në prezantimin e projekteve të vogla që u punuan gjatë ciklit të sivjetmë KKA-PVH. Të rinjtë patën mundësinë për t’u njohur me njëri-tjetrin, për të punuar në temën kultura si sistem i vlerave si dhe promovimi i aktiviteteve të Kryqit të kuq. Në këtë punëtori, të rinjtë gjithashtu morën udhëzime për zbatimin e aktiviteteve në kuadër të Javës PVH që do të shënohet nga 21 deri më 27 shtator.

Të rinjtë gjatë punëtorisë përgatitën një TV-shou në kuadër të së cilit u organizuan qasje të ndryshme të prezantimit të projekteve të vogla, u përgatit një dramë jo verbale që kishte për qëllim prezantimin e trajnimeve dhe aktiviteteve në terren – hartimin e projekteve të vogla dhe u xhirua një film për pjesëmarrjen e tyre në punëtorinë finale. Përmes ushtrimit “Fiset” të rinjtë të ndarë në grupe, patën mundësinë për të krijuar një kulturë të tyre dhe ta prezantojnë atë, ndërsa përmes ushtrimit “Njeri, mos u hidhëro” garuan me njohuritë e tyre për Kryqin e kuq. Me një energji shumë pozitive dhe në një atmosferë shumë të këndshme u realizuan qëllimet e vetë punëtorisë. Në punëtori mori pjesë edhe përfaqësuesi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq, i cili i dha mbështetje për programin që nga fillimi, nga viti 1998. 

Programi PVH përfaqëson një vegël të rekrutimit dhe mbajtjes së vullnetarëve nga radhët e klubeve të të rinjve në çdo qytet. Gjatë këtij viti janë trajnuar 1.091 të rinj, të cilët së bashku investuan 34.027 orë vullnetare me 150 projektet e tyre të vogla përmes së cilave ndihmuan mbi 3 000 persona. 

< kthehu mbrapa