Maj 6, 2019

Punëtoria për motivimin dhe avancimin e dhurimit vullnetar të gjakut

Organizuar nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit, në periudhën midis 03-04.05.2019 në Strugë u mbajt një punëtori për motivimin dhe avancimin e dhurimit vullnetar të gjakut në Republikën e Maqedonisë tek popullata shqiptare. Në këtë punëtori morën pjesë 25 pjesëmarrës, edhe atë motivues të rinj të profileve të ndryshme, persona të punësuar profesionalisht në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit.

Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte edukimi, motivimi dhe avancimi i dhurimit vullnetar të gjakut në Republikën e Maqedonisë, tërheqja e donatorëve të rinj që do të japin gjak për herë të parë, dhe rritja e numrit të dhuruesve të gjakut tek popullata shqiptare.

Përmbajtja e programit u prezantua në bazë të parimeve të të nxënit të të rriturve përmes: prezantimeve, ndarjes së përvojave, luajtjes së roleve, ushtrimeve dhe mundësisë për pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve.

< kthehu mbrapa