5 Nëntor, 2018

Punëtoria për motivimin dhe përparimin e dhurimit vullnetar të gjakut në R. e Maqedonisë

Organizuar nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit në periudhën 02-04 nëntor të vitit 2018 në Strugë u mbajt punëtoria për motivimin dhe përparimin e dhurimit vullnetar të gjakut në R. e Maqedonisë. Në këtë punëtori morën pjesë 38 pjesëmarrës si, motivues të rinj të përfaqësuar përmes Klubit 25 të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, motivues të Klubit të dhuruesve të gjakut të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, personat e punësuar profesionalisht në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit dhe mysafirë të Kryqit të kuq të Shqipërisë.

Qëllimet kryesore të punëtorisë ishin edukimi, motivimi dhe përparimi i dhurimit vullnetar të gjakut në R. e Maqedonisë, tërheqja e dhuruesve të rinj dhe të nivelit të lartë të gjakut, zhvillimi i programit për dhurim afereze të trombociteve dhe rritja e numrit të dhuruesve të gjakut tek popullsia shqiptare.

Përmbajtjet e programit u prezantuan në bazë të parimeve të mësimit për të rriturit përmes: prezantimeve, ndarjes së përvojave, luajtjes së roleve, ushtrimeve dhe mundësive për participim aktiv të pjesëmarrësve.

< kthehu mbrapa