Shtator 25, 2018

Realizim i suksesshëm i garave të 27 të Ndihmës së parë

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë më 22.09.2018, për herë të 27 ka organizuar garat shtetërore të ndihmës së parë, ku këtë herë nikoqir ka qenë Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Kërçovë.

Në gara morrën pjesë 28 ekipe të të rrinjëve nga organizatat komunale të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Garat janë mbajtur në dy trajektore A dhe B, të përbëra nga 7 baza, nga të cilat 4 kanë qenë nga fusha e ndihmës së parë, 2 kanë pasur karater zbavitës dhe 1 bazë ka qenë e ndarë për testim në fushën e diseminimit. Këtë vit motoja e garave shtetërore “Nuk ke dhe një jetë. Mëso ndihmën e parë” kishte udhhiqeshte nën frymën e shënimit të Ditës Botërore të Ndihmës së parë, e dedikuar ndihmës së parë në raste të aksidenteve rrugore.

Vendi i parë këtë vit i takoi vollonterëve energjik dhe mirë të përgaditur të ekipës nga Organizata komunale Qendër, vendi i dytë ekipës së Kumanovës, ndërsa në vendin e tretë u plasuan Organizata komunale Çair.

Në kategorinë e diseminimit, e cila poashtu kishte karakter garues, vendin e parë e fitoi Organizata komunale e Radovishit.

Ekipeve më të mira i’u ndanë dhurata si motivim për të vazhduar edhe më tutje me entuziazmin e tyre dhe të vazhdojnë të kontribojnë në fushën e ndihmës së parë.

Gjatë pjesës së hapjes dhe mbylljes së ceremonisë së garave, vollonterët ishin të përshëndetur nga ana e Kryetarit të Komunës Kërçovë dr. Fatmir Dehari, Kryetarit të Kryqit të kuq të Kërçovës z. Emin Zejno, dhe Sekretarit gjeneral të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë Sait Saiti, ndërsa shpalljen oficiale të fituesve e ka bërë Kryetari i komisionit për ndihmën e parë të Kryqit të kuq të RM-së dr. Burak Shabani. 

Ne i’u falenderojmë shumë të gjithëve të cilët në mënyrë të palodhshme i kanë treguar aftësitë e tyre për dhënien e ndihmës së parë aty ku ajo është më së shumti e nevojshme. Kryqi i kuq i RM-së dhe Organizata komunale e Kërçovës i falenderohet të gjithë pjesëmarrësve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për realizimin e suksesshëm të Garave të 27-ta shtetërore të ndihmës së parë.

< kthehu mbrapa