16 Maj, 2018

Realizimi i stërvitjes së stimuluar me Telekomin Maqedonas

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë me kërkesë të organizatorit, kompanisë Telekomi Maqedonas në bashkëpunim me Departamentin e Zjarrëfikësave të Qytetit të Shkupit, Ndihmën e Parë pranë Qendrës Shëndetësore të qytetit të Shkupit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë pjesë në organizimin, përgatitjen dhe realizimin e plotë të stërvitjes së simuluar – evakuim në rast zjarri.

Ushtrimi u zhvillua në një objekt të Telekom Maqedonas, më saktësisht në qendrën e TK të vendosur në qendër të qytetit të Shkupit. Caku kryesor ka qenë testimi i masave parandaluese për evakuim në rast zjarri, duke u ofruar kështu punonjësve përvojë dhe njohuri lidhur me këtë cështje, si dhe njohuri lidhur me parandalimin dhe reduktimin e rrezikut, gjithnjë duke reaguar në kohë të stafit në raste të zjarrit ose fatkeqësive të tjera. Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë mori pjesë me ekipin e tij të logjistikës dhe me modelët e tyre që luajtën rolin e të plagosurve dhe ishin të grimosur me qëllim që t’i jepnin një frymë më realiste ushtrimit.

Gjatë ushtrimit, punonjësit kanë ndjekur udhëzimet e përgjithshme të paraqitura në planet për evakuim, dhe njerëzit që ishin trajnuar në ndihmë të parë treguan aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe ndihmuan në kujdesin për të plagosurit dhe në evakuimin e të gjithë të punësuarve.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë do të vazhdojë bashkëpunimin me kompaninë Telekomi Maqedonas, veçanërisht në fushën e reagimit dhe gatishmeërisë urgjente dhe ndihmës së parë.

< kthehu mbrapa