Shtator 24, 2018

Seminar në temë “Siguria ndërkombëtare dhe implementimi i të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare”

Në periudhën prej 19-20 shtatorit të vitit 2018, Ministria e mbrojtjes ka organizuar seminar në temë “Siguria ndërkombëtare dhe implementimi i të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare”, në Qendrën për trajnim “Dr Xhozef Kruzel”, kazerma Goce Delçev – Shkup, ku morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë së mbrojtjes, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së punëve të brendshme, Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Qendrës për menaxhimin me kriza, dhe Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Përfaqësuese të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë ishin Leandra Toska dhe Sytrime Zeqiri.

Gjatë këtyre dy ditëve, profesorë eminentë nga Akademija ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostoloski” dhe MIT Universiteti, kanë mbajtur sesione interaktive përmes ligjeratave, studim të rasteve dhe zgjidhjes së problemeve për temat më aktuale nga fusha e DNH, me qëllim që pjesëmarrësit të kenë një pasqyrë nga një aspekt më i gjërë i implementimit të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe të marrin njohuri të reja.

Në fund të seminarit, të gjithë pjesëmarrësve u është ndarë nga një certifikatë për mbarim të suksesshëm të seminarit nga ana e Ministrisë së mbrojtjes.

< kthehu mbrapa