14 Mars, 2019

Sesione të diseminimit me Armatën e RM-së dhe policinë kufitare të Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Veri

Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim të Kryqit të kuq të RM-së me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në vitin 2019 mban punëtori diseminimi për oficerët e ARM-së me theks në promovimin e punës së Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, shoqatës nacionale, respektimin e Të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe rolit dhe mundësve për bashkëpunim midis Kryqit të kuq dhe ARM-së në kohë paqeje apo në situata të jashtëzakonshme. Ky lloj bashkëpunimi gjithashtu zhvillohet me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim që të prezantohet më mirë roli ndihmës i Kryqit të kuq në vend, në përputhje me Ligjin e Kryqit të kuq dhe Konventat e Gjenevës.

Më 13.03.2019, në hapësirat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të kuq, u mbajt një sesion diseminimi për 15 pjesëtarë të policisë kufitare të Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare Veri.

Në të njëjtën ditë u mbajt edhe një sesion diseminimi në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec të Shkupit ku morën pjesë gjithsej 25 oficerë të ARM-së .

Theks i veçantë në sesionet e diseminimit u vu në njohjen më të mirë të pjesëtarëve të forcave të sigurisë me vendin dhe rolin e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë në situata të jashtëzakonshme, si dhe programet dhe projektet aktuale të shoqatës nacionale. Sesionet e diseminimit u shoqëruan nga një përmbajtje video “Rregullat e Luftës”, që thekson elementet bazë të Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe rolin e Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe gjatë konflikteve të armatosura.

< kthehu mbrapa