14 Maj, 2019

Sesioni i diseminimit me Armatën e Republikës së Maqedonisë

Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim të Kryqit të kuq të RM-së me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë vazhdon të zhvillojë sesione diseminimi për oficerët e ARM-së.

Më 09.05.2019, në kazermën “Çede Filipovski Dame” në Kërçovë u mbajt një sesion diseminimi për të promovuar punën e Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Shoqatës nacionale, respektimin e Të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe rolin dhe mundësitë e bashkëpunimit mes Kryqit të kuq dhe ARM-së në kohë paqeje ose në situata të jashtëzakonshme.

Sesioni i diseminimit para 35 oficerëve të ARM-së përfshiu disa kapituj të punës së Lëvizjes dhe DNH-së, të tilla si një përmbledhje e shkurtër e historisë së Lëvizjes, parimet themelore, emblemat e Lëvizjes dhe rolin e tyre tregues dhe mbrojtës, Konventat e Gjenevës së vitit 1949 dhe Protokollet shtesë të Konventave të Gjenevës të vitit 1977 dhe 2005, fushat programore të veprimit të Kryqit të kuq të RM-së si dhe përvojat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë nga aktivitetet gjatë katastrofave dhe situatave të jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet fqinje në dekadën e fundit.

Theks i veçantë në sesionin e diseminimit u vu në njoftimin më të mirë të pjesëtarëve të ARM-së me vendin dhe rolin e Kryqit të kuq të RM-së në situata të jashtëzakonshme. Sesioni i diseminimit u shoqërua me përmbajtjen e videos “Rregullat e luftës”, që thekson elementët bazë të Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe rolin e Lëvizjes së Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe gjatë konflikteve të armatosura.

< kthehu mbrapa