6 Dhjetor, 2019

Shënimi i Ditës Botërore të Vullnetarizmit – 5 Dhjetorit

Vullnetarizmi është një mjet i rëndësishëm i përfshirjes sociale dhe është rrugë e rëndësishme e ndërtimit të kapitalit shoqëror në komunitete. Për këtë arsye vazhdimisht frymëzohen njerëzit për vlerat e vullnetarizmit dhe angazhimit në Kryqin e Kuq.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shënoi Ditën Botërore të Vullnetarizmit – 5 Dhjetorin, me moton #Faleminderit Vullnetarë. Ngjarja u zhvillua në Qendrën Rinore, Zyra e Kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çdo vit, Kryqi i Kuq i RMV-së jep mirënjohje nacionale për vullnetarët e dalluar të Organizatës, që kanë dhënë kontribut të veçantë me shërbimin e tyre vullnetar në Kryqin e Kuq në komunitetet lokale në vitin 2019. Me këtë rast këtë vit Organizata ndau 3 mirënjohje për vullnetarët e dalluar. Fitues të mirënjohjeve janë:

  1. Lulzim Jahoja – Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Kërçovë.
  2. Veleva Novka – Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Radovish.
  3. Vllado Haxhi Naumov – Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Veles

Të pranishmëve në këtë ngjarje me fjalë rasti ju drejtuan Violeta Kuzmanoska, Udhëheqëse e Sektorit të krijimit të politikave, menaxhimit të burimeve njerëzore, të rinjve, monitorimit dhe evalvimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe z. Dushan Tomshiq, Këshilltar i Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale. Në emër të fituesve të mirënjohjeve të pranishmëve ju drejtua Dr. Vllado Haxhi Naumov – Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Veles.

< kthehu mbrapa