Dhjetor 6, 2018

“Shkolla dhe çerdhe të sigurta” ERASMUS+

Organizuar nga Kryqi i kuq i Austrisë në periudhën nga 28.11. deri më 1.12.2018 në Austri – Vjenë u mbajt takim pune në kuadër të Projektit “Shkolla dhe çerdhe të sigurta”, mbështetur financiarisht nga Programi ERASMUS+, dhe si përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë mori pjesë koordinatori për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave, Ali Samet.

Qëllimi i këtij takimi të punës ishte shkëmbimi i praktikave dhe përvojave të ShN-ve të Rajonit me theks në detyrat të cilat çdo shoqatë nacionale (ShN) duhet veç e veç t’i zbatojë në kuadër të aktiviteteve të projektit.

Në pjesën e parë të takimit të punës, përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Austrisë si bartës të projektit, i prezantuan qëllimet kryesore, nën-qëllimet, rezultatet e pritura si dhe detyrat të cilat duhet t’i zbatojë çdo ShN.

Projekti i referohet ndryshimeve klimatike, situatave të shpeshta ekstreme si përmbytjet, thatësira, si dhe valët e ftohta dhe të ngrohta që mund të priten në të ardhmen. Gjithashtu, projekti i referohet institucioneve arsimore (çerdheve dhe shkollave fillore) të cilat kanë detyrim ligjor për të bërë implementimin e aktiviteteve për uljen e rreziqeve nga katastrofat, gatishmëri në rast të katastrofave etj., të cilat nuk janë zbatuar në tërësi. Një pjesë e rezultateve të pritura të projektit janë: Vendosja e një platforme onlajn të ndihmës së parë dhe ulja e rreziqeve nga katastrofat, si dhe mbështetja psiko-sociale në situata emergjente, trajnime onlajn për personelin, përgatitje të rekomandimeve për përmirësimin e legjislacionit ligjor etj.

Aktivitetet e ShN-ve që morën pjesë në këtë projekt janë: Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë: Përfaqësimi me qëllim të qasjes institucionale në implementimin e aktiviteteve për uljen e rreziqeve nga katastrofat dhe ndihma e parë në programin mësimor të shkollave fillore dhe çerdheve, Kryqi i kuq i Austrisë: Përgatitja e një platforme onlajn për uljen e rreziqeve nga katastrofat me një proces të certifikimit të shkollave fillore dhe çerdheve, Kryqi i kuq i Kroacisë: Zhvillimi i një katalogu të resurseve (materiale, vegla etj.) për uljen e rreziqeve nga katastrofat dhe ndihma e parë dhe krijimi i moduleve të reja të edukimit për platformën e planifikuar, Kryqi i kuq i Serbisë: Përgatitja dhe zbatimi i trajnimeve onlajn dhe sy më sy për stafin mësimdhënës dhe promotorë të uljes së rreziqeve nga katastrofat dedikuar për çerdhet dhe shkollat fillore, Kryqi i kuq i Bullgarisë: Përgatitja dhe zbatimi i trajnimeve onlajn dhe sy më sy për stafin mësimdhënës dhe promotorë të mbështetjes psiko-sociale në situata emergjente dedikuar për çerdhet dhe shkollat fillore.

Në pjesën e dytë të takimit të punës, përfaqësuesit e ShN-ve prezantuan propozim-aktivitetet që duhet të realizohen gjatë këtij projekti me qëllim të shkëmbimit të përvojave, mendimeve dhe strukturimit të aktiviteteve veç e veç sipas fushave të përmendura tematike për të gjitha ShN-të.

Në fund të takimit të punës u punua në përgatitjen e një kornize të përbashkët kohore të aktiviteteve për çdo ShN të Kryqit të kuq, si dhe nga ana e një përfaqësuesi të Kryqit të kuq të Austrisë u bë prezantimi i raportimit financiar të projektit.

< kthehu mbrapa