Qershor 26, 2018

STËRVITJE SIMULUESE PËR EVAKUIM “ACIBADEM SISTINA”

Nën organizimin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim më 22-23 qershor 2018, është mbajtur një punëtori me temë Evakuimi i pacientëve, të lënduarve, stafit dhe vizitorëve të spitalit, me skenar tërmeti.

Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të mbrojtjes civile nga Slovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Romania, Bullgaria dhe Turqia, si dhe përfaqësues nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Brigada Territoriale e Zjarrfikësave e qytetit të Shkupit.

Qëllim i punëtorisë ishte të bëhet kontrollimi i procedurave për evakuim të spitalit “Acibadem Sistina”, si dhe të bëhet pregaditje e ekipeve që janë përgjegjës për t’u përgjigjur në raste emergjente sic janë evakuimi i personave, transporti i tyre përmes lumit, ndihma e parë, strehimi i pacientëve/të lënduarve në qendrat triazhe. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në ushtrime ka marrë pjesë me një ekip prej 6 personave.

Pas përfundimit të ushtrimit, u mbajt një “konferencë” në të cilën pjesëmarrësit dhe të ftuarit e tjerë kishin mundësinë të shkëmbejnë eksperienca dhe ekspertiza lidhur me ushtrimin e mbajtur.

Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq Ali Samet, e ka theksuar koordinimin e mirë të ekipeve, si dhe organizimin e mirë të spitalit “Acibadem Sistina” që numëron një nga institucionet më të suksesshme për sa i përket implementimit të planeve për evakuim në raste të katastrofave që rrjedhin nga Ligji për mbrojtje dhe shpëtim.

< kthehu mbrapa