Shtator 25, 2018

Stërvitje simuluese – “Përgjigje gjithëpërfshirëse Vodno 2018”

Gjatë periudhës nga 17-21 shtatori të vitit 2018 në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, në pajtueshmëri me programën për bashkëpunim civilo ushtarak mes Ministrisë së mbrojtjes dhe Korpusit inxhinjerik të Armatës së SHBA-ve u mbajt një stërvitje simuluese – “Përgjigje gjithëpërfshirëse Vodno 2018”, në të cilën morrën pjesë institucionet të cilat janë pjesë e sistemit për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim.

Në stërvitjen simuluese ka marrë pjesë edhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë Sait Saiti, ministri për transport dhe lidhje Goran Sugareski, drejtori i QMK Agron Buxhaku, zëvendës drejtori i mbrojtjes Bekim Maksuti, komandanti i Gardës kombëtare të Vermontit gjeneral Steven Cray, drejtori i Shtabit gjeneral të ARM-së gjeneral major Zoran Mileski dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferovski.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë si pjesë e sistemit për menaxhim me kriza dhe mbrojtje dhe shpëtim, ka marrë pjesë me përfaqësuesit e vet në grupën punuese të Shtabit gjeneral – Ali Samet koordinator i katastrofave, Darko Aleksovski dhe Argjent Çilafi. Si mbështetje në rast të nevojës për ndihmë mjekësore ishte e angazhuar një ekipë e përbërë nga dy paramedikë të Kryqit të kuq d-r Filip Paskali dhe Oliver Petrevski me një automjet të ambulancës.

Qëllimi i kësaj stërvitjeje ka qenë të riafirmohen mundësitë dhe aftësitë e Shtabit gjeneral për menaxhim me kriza për koordinimin dhe komunikimin e Republikës së Maqedonisë gjatë përgjigjes në raste të krizave, në kërkesë me procedurat standarde operative të komunikimit ndër institucional gjatë kohës së menaxhimit me kriza – vërshime në sasi të madhe.

< kthehu mbrapa