4 Tetor, 2018

Takim pune mes përfaqësuesve të OBSH – zyra në Shkup dhe Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë

Me iniciativën e Kryetarit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, prof. Dr. Roman Velev, sot u mbajt një takim pune me përfaqësuesen dhe kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Zhihan Tavila.

Në këtë takim, kryetari prof. Dr. Velev dhe Dr. Tavila shkëmbyen mendime dhe informata për bashkëpunimin e deritanishëm dhe atë të ardhshëm ndërmjet këtyre dy organizatave, dhe theksuan gatishmërine e Kryit të kuq të Republikës së Maqedonisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi, me qëllim që të kontribuohet në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Në këtë drejtim, duke i pasur parasysh kushtet dhe prioritetet në kuadër të politikave shëndetësore të vendit tonë, u identifikuan disa fusha kyqe në të cilat duhet të ndërmeren veprime në të ardhmen, të cilat janë në interes të përbashkët për të dy organizatat.

< kthehu mbrapa