25 Qershor, 2019

Takim pune në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Më 24.06.2019, një delegacion i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm Dr. Sait Saiti, pati një takim pune me gjeneralmajorin Vasko Gjurçinovski, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i bashkëpunimit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht promovimi i së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe aktivitetet që zbatohen nga Kryqi i kuq në këtë sferë përmes klubit të diseminuesve të KKRM-së për promovimin e DNH-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këto bisedime gjithashtu u përmenden edhe aktivitetet tjera të realizuara nga Kryqi i kuq dhe ARMV-ja në vitet e kaluara (diseminimi, dhurimi i gjakut, ndihma e parë dhe aktivitetet në situatat e jashtëzakonshme) dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme.

Dy institucionet theksuan se ekziston mundësia për një bashkëpunim akoma më të mirë në të ardhmen e afërt dhe mbajtjen e një takimi të punës me Ministrinë e Mbrojtjes për të precizuar më shumë bashkëpunimin në periudhën e ardhshme.

< kthehu mbrapa