Dhjetor 19, 2018

TAKIMI I PARTNERITETIT I KRYQIT TË KUQ TË RM-së

E nderuara Ministre,

Të nderuar bashkëpunëtorë dhe partnerë të Kryqit të kuq,

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Mirëserdhët në Takimin e partneritetit të cilin Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë e organizon për të nëntën herë. Qëllimi i kësaj ngjarje të rëndësishme është promovimi i vlerave humanitare dhe kapaciteteve të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për inkurajimin e partneriteteve strategjike për implementimin e projekteve të përbashkëta shoqërore të dobishme sociale.

Më lejoni pikë së pari të shpreh një falënderim të madh për ministren Carovska për mbështetjen që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pa rezervë ia jep Kryqit të kuq të RM-së në kryerjen e punës humanitare dhe realizimin e misionit të tij. Kryqi i kuq i RM-së si ndihmues i shtetit në mënyrë intensive punon në promovimin e vlerave të veta dhe gjithnjë e më shumë përpiqet të njihet si një partner i rëndësishëm në sektorin e biznesit. Përmes ndërtimit të partneritetit të përbashkët dhe mirëbesimit të ndërsjellë në realizimin e ndryshimeve pozitive në komunitete, forcohet, para së gjithash besimi i qytetarëve në shoqërinë, në institucionet e shtetit, Kryqin e kuq, shoqatat e qytetarëve dhe kompanitë.  

Praktika në vendin tonë tregon se çdo vit po rritet numri i kompanive që aplikojnë një përgjegjësi shoqërore dhe gjithnjë e më shumë investojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, në programet sociale, në arsim, duke ndikuar në këtë mënyrë direkt në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale. Në këtë drejtim do të doja të potencoj se është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi i Kryqit të kuq me kompanitë që ndikojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e përbashkët të komuniteteve dhe në këtë mënyrë promovohet një përgjegjësi më e madhe shoqërore.

Viteve të fundit organizata e Kryqit të kuq ka investuar në ndërtimin e kapaciteteve të veta për të qenë në gjendje që t’u përgjigjet kërkesave të ndërmarrjeve në implementimin e projekteve të ndryshme për të investuar në komunitet. Një numër i aktiviteteve të përbashkëta të projektit janë zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të kompanive në vend.

Ajo që vlen veçanërisht të theksohet është mbështetja që Kryqi i kuq e siguron nga menaxherët më të lartë të kompanive, të cilët me kontributin e tyre mundësojnë realizimin e marrëdhënieve të partneritetit për realizimin e iniciativave të përbashkëta me interes publik. Vlen të përmendet fakti se në implementimin e aktiviteteve humanitare, shumë punonjës nga kompanitë po marrin pjesë aktive, duke konfirmuar në këtë mënyrë përgjegjësinë e tyre sociale.

Një nga sfidat kryesore në implementimin e aktiviteteve humanitare është qëndrueshmëria e tyre dhe arritja e ndikimit më të madh dhe afatgjatë në komunitete. Krijimi i partneriteteve strategjike, sidomos me sektorin e biznesit, mund të ndihmojë për një ndikim më të madh dhe nxitjen e veprimit humanitar parimor dhe efektiv. Në të njëjtën kohë është e nevojshme mbështetja sistematike e shtetit që do të kontribuojë së bashku me sektorin civil për të ndërtuar një zhvillim të qëndrueshëm të iniciativave shoqërore. Nga ky këndvështrim, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë gjithnjë e më shumë thekson bashkëpunimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit trepalësh me institucionet qeveritare dhe sektorin e korporatave dhe gjithsesi një partneritet të ngushtë me sektorin civil.

Ide të reja, koncepte të reja që do të promovohen gjithnjë e më shumë përmes Kryqit të kuq në nivel lokal, duke ndërtuar kapacitete për zhvillimin e ndërmarrjeve shoqërore. Ky koncept, i cili është ende në fillim në Maqedoni, është një mundësi për të realizuar iniciativa të qëndrueshme sociale në komunitete. Ndërmarrjet sociale janë në të vërtetë një urë ndërmjet arritjes së qëllimeve sociale ekonomike dhe bashkëpunimit me ndërmarrjet tradicionale. Bashkëpunimi dhe mbështetja nga komuniteti i biznesit është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e ideve të tilla ekonomike dhe sociale. Si një praktikë pozitive do të theksoja projektin “Kopsa” – një qendër për veshje të përdorura, e cila është hapur me mbështetjen e sektorit të korporatave. Hapja dhe zhvillimi i shërbimeve të kujdesit për njerëzit e moshuar dhe të dobët është gjithashtu një nevojë e domosdoshme. Bashkëpunimi i këtillë i Kryqit të kuq dhe sektorit të biznesit për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale mund të realizohet nëpërmjet financimit, sigurimit të mentorimit, vullnetarizmit social etj.

Gjithsesi që Kryqi i kuq i RM-së mbetet i hapur për bashkëpunim me kompanitë përmes implementimit të iniciativave të njohura, tradicionale, por në të njëjtën kohë edhe iniciativa të përbashkëta të reja në nivel lokal dhe kombëtar, në drejtim të krijimit të një mjedisi më të mirë dhe më të lumtur me vlerat e vërteta të shprehura të jetës dhe ndërgjegjësimit për ndihmë reciproke.

Në këtë takim, më lejoni edhe një herë të theksoj rëndësinë e mbështetjes dhe partneritetit të bashkëpunimit me odat ekonomike në Maqedoni që janë një forcë e rëndësishme shtytëse në inkurajimin e përgjegjësisë shoqërore të kompanive dhe veprimin e tyre proaktiv për zhvillimin e komuniteteve lokale dhe më gjerë. Odat ekonomike në Maqedoni në vitet e fundit i dhanë Kryqit të kuq mbështetjen e pakursyer në promovimin e vlerave humanitare të Kryqit të kuq të Maqedonisë përballë sektorit të biznesit. Odat ekonomike ofrojnë mbështetje të vazhdueshme në implementimin e aktiviteteve dhe fushatave humanitare dedikuar për të ndihmuar popullsinë e prekshme duke inkurajuar kompanitë për përfshirjen dhe mbështetjen e tyre. Do të doja të falënderoj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre.

Të nderuar,

Më lejoni në fund t’ju falënderoj për praninë Tuaj dhe edhe një herë të shpreh kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritashëm i partneritetit me Kryqin e kuq. Shpresoj që kjo ngjarje do të ngjallë interesin për partneritete dhe mundësi të reja për të mbështetur projekte nga një kontribut i përbashkët shoqëror.

< kthehu mbrapa