Dhjetor 14, 2017

TAKIMI I TETË I PARTNERITETIT I KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sot, më 13.12.2017 Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në ambientet e tij organizoi Takimin e 8-të të Partneritetit. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z. Suhejl Fazliu dhe përfaqësues të sektorit të korporatave.

Takimi i Partneritetit u organizua për të promovuar vlerat humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për nxitjen e partneriteteve strategjike për kapërcimin e problemeve me të cilat përballet popullsia në komunitete. Takimi i Partneritetit u mbajt nën patronazhin e “Pivara” – Shkup, kompani që realizon bashkëpunim dhe mbështetje të aktiviteteve humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Të pranishmëve iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti, i cili theksoi se rëndësia e mbështetjes së korporatave në Shoqatën nacionale është gjithnjë e më e rëndësishme dhe tregon tendencë të rritjes, për shkak se sektori i korporatave investon në programe për përgjegjësinë shoqërore dhe kërkon organizata dhe marka të fuqishme si partnere. Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka potencial të rritet edhe në këtë fushë, për shkak se mundësitë e partneritetit që i plotësojnë këto parametra mund të krijohen për pothuajse të gjitha temat dhe grupet qëllimore.

Fjalën e tij në Takimin e Partneritetit e pati edhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z. Suhejl Fazliu, i cili përshëndeti këtë iniciativë dhe i bëri thirrje sektorit të biznesit edhe më tej të përfshihet në mënyrë të suksesshme në projektet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për të përmirësuar jetën në komunitete.

Në kuadër të ngjarjes, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dha mirënjohje, “Mbështetësin e argjendtë” për Bankën Shparkase të Maqedonisë SHA Shkup në shenjë falënderimi për mbështetjen në realizimin e qëllimeve dhe detyrave humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe “Mirënjohjen e Veçantë” për Birrarinë e Prilepit SHA Prilep në shenjë falënderimi për mbështetjen në realizimin e qëllimeve dhe detyrave humanitare të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

< kthehu mbrapa