Dhjetor 28, 2017

Të nderuar,

Të nderuar,

Në prag të Vitit të Ri 2018, më lejoni për të reflektuar mbi arritjet tona të përbashkëta në vitin që po kalon dhe mbi sfidat e ardhshme në të cilat do të punojmë.

Para së gjithash dua të shpreh falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme në vitin 2017 në procesin e sjelljes së kornizës statutore dhe normative të Organizatës, që në të ardhmen do të na mundësojë efikasitet dhe efektivitet më të madh në ofrimin e shërbimeve për përdoruesit e shërbimeve tona. Gjithashtu dua të shpreh falënderimin tim për kontributin Tuaj për realizimin e suksesshëm të procesit zgjedhor të Organizatës dhe shpresoj se edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdoni për të siguruar mbështetjen e nevojshme për strukturën e re udhëheqëse të Organizatës.

Ky vit gjithashtu u shënua nga angazhimi ynë i vazhdueshëm në sigurimin e mbështetjes së migruesve të parregullt dhe migruesit e akomoduar në qendrat e strehimit në vendin tonë. Gjithashtu, në bashkëpunim me partnerët tanë të sektorit të korporatave dhe institucionet publike dhe sektorin civil kemi punuar në mënyrë të përkushtuar në realizimin e aktiviteteve tradicionale që kontribuoi për të përmbushur një numër të madh të kërkesave parësore të komuniteteve lokale. Veçanërisht jemi krenarë që aktivitetet tona për ngritjen e ndërgjegjes së popullsisë dhe grupeve të ndryshme qëllimore në sferën e kujdesit social dhe shëndetësor dhe gatishmëria dhe veprimi në katastrofa japin një shenjë të veçantë në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullsisë së vendit.

Në këtë proces kemi realizuar aktivitetet tona me mbështetjen e partnerëve tanë dhe veçanërisht shprehim falënderim, para së gjithash për Federatën ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të kuq, UNHCR-së, BE-së, Kryqit të kuq të Austrisë dhe shoqatave të tjera nacionale dhe organizatave, si dhe sektorit të korporatave, të cilët na ndihmuan për të realizuar qëllimet e hartuara si përgjigje për kërkesat parësore të grupeve qëllimore për të cilët ofrojmë shërbime.

Sivjet rrumbullakojmë procesin përgatitor për përpunimin dhe zbatimin e trajnimeve për integrimin e sistemit të ri të menaxhimit. Shpresojmë se përfitimi i përdorimit të këtij sistemi do të japë avantazhe komparative në realizimin e programit tonë vjetor dhe do të na sigurojë tregues për kryerjen më të suksesshme të punës në periudhën e ardhshme.

Sivjet para nesh qëndrojmë të përkushtuar në realizimin e prioriteteve të verifikuara siç janë sjellja e një kornize të re ligjore, mobilizimi i fondeve të sektorit të korporatave, BE-ja dhe Lëvizja e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhëna e kuqe, aktivitetet bilaterale me shoqatat nacionale të rajonit, avancimi i sistemit për menaxhim dhe diseminim vullnetar, formimi i trupit koordinues nacional referues për ndihmën e parë, ngritja e ndërgjegjes së grupeve të ndryshme qëllimore për gatishmëri dhe veprim në katastrofa, zbatimi i trajnimeve për provajderë të shërbimeve në shoqatën nacionale etj.

Në fund më lejoni edhe një herë të shpreh falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme dhe t’Ju uroj festa të lumtura, shëndet të mirë dhe arritje pozitive në vitin 2018. Arritjet tona të përbashkëta le të jenë udhërrëfyes për suksese të reja që do të mundojnë prosperitetin e organizatës sonë.

 

Me nderime,

d-r. Sait Saiti

Sekretar i Përgjithshëm

< kthehu mbrapa