28 Janar, 2020

Të nderuar

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ju informon se në mënyrë aktive është duke ndjekur situatën pas serisë së tërmeteve më 24.01.2020 që goditën pjesën lindore të Turqisë dhe shkaktuan të paktën 38 viktima, mbi 1600 persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

Në bazë të deklaratave të Nënkryetarit të Shtetit, Fuat Oktaj, dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu, hë për hë nuk ka nevojë për mbështetje shtesë humanitare ndërkombëtare.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke komunikuar me kolegët e Gjysmëhënës Turke dhe është i gatshëm të përgjigjet dhe të ofrojë ndihmë nëse është e nevojshme.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e tërmeteve dhe familjet e tyre.

< kthehu mbrapa