19 Shtator, 2016

Trajnim në lidhje me dhunën seksuale dhe gjinore të bazuar dhe përkrahje psikosociale

Në periudhën prej 12.09 – 14.09.2016 në qendrën për trajnim Solferino në Strugë u realizua punëtori në lidhje me dhunën seksuale dhe gjinore të bazuar dhe përkrahje psikologjike me përkrahje të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Në trajnim morën pjesë 27 pjesëmarrës të më shumë organizatave komunale të Kryqit të kuq të RM-së Veles, Kumanovë, Kërçovë, Sh. Nikollë, Manastir, Prilep, Kavadar, Kriva Pallankë dhe Kryqi i kuq i Qytetit të Shkupit.

Trajnimi kishte për qëllim njohjen dhe marjen e nocioneve elementare për dhunën seksuale dhe gjinore të bazuar (DHSGJB) dhe hasje të aftësive dhe përkrahje të personave të cilët kanë përjetuar dhunë familjare.

Temat të cilat u përfshinë me këtë trajnim ishin forma të ndryshme të dhunës seksuale dhe gjinore të bazuar (DHSGJB), impakti psikologjik mbi personin i cili ka përjetuar DHSGJB, nevojat psikologjike për personat të cilët kanë përjetuar dhunëp, Qasje të centralizuar dhe hasje të aftësive praktike ndaj viktimës, aftësi përkrahëse për komunikim, komunikim jo verbal, sistem të dërgimit, Piramida e intervenimeve etj.

Në fund të kësaj punëtorie nga ana e pjesëmarrësve u vërtetuan nevojat dhe prioritetet si dhe hapat dhe aktivitetet në vijim të organizatave komunale dhe Kryqit të kuq të RM-së në drejtim të përforcimit të kapaciteteve dhe veprim në fushat e dhunës seksuale dhe gjinore dhe përkrahje psikosociale të personave të cilët kanë përjetuar lloj të tillë të dhunës.

< kthehu mbrapa