Mars 18, 2019

Trajnim për asistentë personalë

Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit Ju informon se Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë fton të gjithë të papunët e regjistruar të moshës 18 deri në 64 vjeç, të cilët janë të interesuar të marrin pjesë në trajnime për asistent personal të personave me aftësi të kufizuar, të aplikojnë në Agjenci jo më vonë se 20.03.2019.

Trajnimi do të realizohet në një periudhë prej 2 muajsh dhe nëse pjesëmarrësit me sukses e kalojnë provimin përfundimtar ata do të marrin një certifikatë. Personat e përfshirë në trajnime do të marrin kompensim mujor prej 9.000,00 denarë gjatë trajnimit, dhe pas përfundimit të trajnimit, asistentët do të angazhohen, përkatësisht do të jenë të lidhur me personat me aftësi të kufizuara me mundësinë e tyre të punësimit.

Programin e certifikuar për asistent personal për personat me aftësi të kufizuara e zhvilloi Kryqi i kuq i RM-së, dhe i njëjti synon të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara të arrijnë pavarësi më të madhe dhe të përmbushin plotësisht të drejtat e tyre.

Për më shumë informacion 078/293-290, Aleksandra.

< kthehu mbrapa