27 Mars, 2018

Trajnim për gatishmëri dhe veprim në katastrofa

Nga 22 deri 24.03.2018 në Qendrën e trajnimit “Solferino”, Strugë, u mbajt trajnimi për gatishmëri dhe veprim në katastrofa për 30 vullnetarë dhe përfaqësues të shërbimit profesional të organizatave komunale të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, në kuadër të projektit “Ulja e rreziqeve nga katastrofat”, i mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.

Në trajnimin për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave, përmes ushtrimeve interaktive, ligjëratave dhe shkëmbimit të përvojave është punuar në këto tema: Roli i Kryqit të kuq në sistemin e menaxhimit me katastrofat në Republikën e Maqedonisë, Siguria dhe rreziqet në terren, Vlerësimi i shpejtë i terrenit, Standardet SFERA, Komunikimi dhe koordinimi gjatë situatave të krizës dhe monitorimi dhe vlerësimi i operacioneve humanitare. Në kuadër të trajnimit është bërë 1 ushtrim praktik, Rasti studimor “Përmbytjet në territorin e Republikës së Maqedonisë” në të cilin janë analizuar të dhënat nga vlerësimi i marrë dhe situata në terren, është përgatitur një plan i veprimit si dhe përgatitja e informacionit të katastrofën e ndodhur.

Trajnimi u zbatua nga ana e instruktorëve për gatishmëri dhe veprim në katastrofa të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë sipas metodologjisë së Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për trajnimin e ekipeve për reagim në katastrofa.

< kthehu mbrapa