26 Dhjetor, 2017

Trajnim për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë, Organizata komunale Gostivar

Nga 23 deri 24.12.2017 në Qendrën e Trajnimit “Solferino” në Strugë, u mbajt trajnimi për gatishmëri dhe veprim në rast të katastrofave për vullnetarë dhe përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Organizata komunale Gostivar, në kuadër të Projektit “Zvogëlimi i rreziqeve nga katastrofat në mikro-rajonet Manastir dhe Gostivar”.

Në këtë trajnim, përmes ushtrimeve interaktive, ligjëratave dhe këmbimit të përvojave, u punua në këto tema: Roli i Kryqit të kuq në sistemin e menaxhimit me katastrofat në Republikën e Maqedonisë, Siguria dhe rreziqet në terren, Ndihma dhe shpërndarja humanitare, Vlerësimi i shpejtë i terrenit, Mbështetja psikosociale, si dhe Standardet SFERA. Në kuadër të trajnimit është bërë ushtrimi praktik 1, Rasti studimor “Vala e ftohtë Gostivar 2018”, në të cilin u analizuan të dhënat nga vlerësimi i marrë dhe situata në terren, u përgatit plani i veprimit dhe informimi për katastrofën e ndodhur dhe gjithashtu u përgatit plani për strehimin e personave të prekur nga vala e ftohtë.

Trajnimi u zbatua nga ana e instruktorëve për gatishmëri dhe veprim në katastrofa të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, sipas metodologjisë së Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe për trajnim të ekipeve për të reaguar në katastrofa.

< kthehu mbrapa