Qershor 20, 2019

Trajnim për rivendosjen e lidhjeve familjare dhe diseminimin

Në periudhën nga 16 deri më 18 qershor të vitit 2019, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të kuq në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Serbisë realizoi një trajnim për rivendosjen e lidhjeve familjare dhe diseminimin, në 3 qendra pritëse të migruesve, në Shid, Serbi.

Në këtë trajnim u rishikuan veglat për Rivendosjen e lidhjeve familjare (formularët, mënyrat e komunikimit dhe procedurat praktike të regjistrimit të kërkesave për bashkimin e familjeve) të migruesve të parregullt gjatë hyrjes në qendrat pritëse.

Përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq gjithashtu theksuan informacionet për funksionimin e platformës së komunikimit në FL extranet, dhe aplikacionet TTF, SFE dhe BO.

< kthehu mbrapa