4 Prill, 2017

Trajnim për trajnerë për Mbështetje psikike-sociale në situata të krizës

Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë në bashkëpunim me Federatën ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në periudhën 29.03-02.04.2017 në Qendrën e trajnimit “Solferino” në Strugë, në kuadër të Projektit për Ndihmën e parë psikologjike në situata të krizës dhe të katastrofave, realizoi një trajnim për trajnerë për Mbështetjen psikike-sociale në situata të krizës. Trajnimi kishte për qëllim aftësimin e vullnetarëve të rinj për trajnerë për Mbështetje psikike-sociale të cilët do të ishin përfshirë në aktivitetet e ardhshme të Kryqit të kuq të R. së Maqedonisë.

Me këtë trajnim Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të Shoqatës nacionale në fushën e Mbështetjes psikike-sociale dhe të Ndihmës së parë psikologjike për një reagim adekuat ndaj nevojave në kushte të krizës apo të katastrofave në të ardhmen.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi, që ishin vullnetarë të Kryqit të kuq dhe përfaqësues të Odës së psikologëve, patën mundësinë për t’u njohur më afër me aktivitetet të cilat Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë i realizon në kushte të katastrofave dhe në situata të krizës, si dhe me bazat në ofrimin e mbështetjes psikologjike në situata të ndryshme të krizave dhe për grupet e ndryshme të rrezikuara, krijimin e intervenimeve për mbështetje psikike-sociale në komunitetet, shkathtësitë e komunikimit dhe të prezantimit.

< kthehu mbrapa