Tetor 16, 2017

Trajnime të kujdestareve për personat e moshuar të pafuqishëm të Projektit të IPA-s “Krijimi i mundësive për punësime të reja të grave”

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së grave afatgjatë të papuna mbi moshën 40 vjeç, nga 29 gushti i vitit 2017 filloi trajnimi – pjesa teorike dhe praktike e 40 kujdestareve për personat e moshuar dhe të pafuqishëm. Mësimdhënia po zhvillohet në ambientet e Kryqit të kuq të RM-së, ku për këtë qëllim janë pajisur dy hapësira për mësimdhënien teorike dhe praktike, me të gjitha materialet e nevojshme treguese dhe pajisjen adekuate për kujdesin ndaj personave të moshuar. Gjatë trajnimit po punohet me 4 module si vijon:

  • Organizon punën dhe të punuarit në mënyrë efikase;
  • Ndihmon në shtëpinë e personave të moshuar dhe të pafuqishëm;
  • Në mënyrë të pavarur kujdeset dhe ndihmon në promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve;
  • Mundëson ndihmën dhe kujdesin psikosocial.

Paraprakisht, një ekip i ekspertëve përgatiti programin e trajnimit i cili përfshin 4 module, dhe është përgatitur edhe një doracak i trajnimit për kujdestarë/e për personat e moshuar dhe të pafuqishëm. Programi i trajnimit, si dhe institucioni – Kryqi i kuqi RM-së, përfundoi procesin e verifikimit gjatë muajit gusht të vitit 2017.

Në mënyrë shtesë, në periudhën gusht-shtator të vitit 2017 ekipi lokal i projektit realizoi vizitat në terren dhe intervistat me kandidatët potencialë – 80 persona të moshuar dhe të pafuqishëm të cilët do të vizitohen si pjesë e trajnimit praktik çdo ditë pune në shtëpi gjatë muajit tetor dhe nëntor të vitit 2017.

Gjatë zbatimit të trajnimit, kandidatet e përfshira kanë edhe sesione individuale me një psikolog, me qëllim zhvillimin e shkathtësive të komunikimit, qasjen pozitive në jetë, zhvillimin e vetëbesimit, teknikat e komunikimit, menaxhimin e konflikteve, qasjen pozitive në komunikim, si dhe sesione për stresin e menaxhimit me theks në punën me personat e moshuar dhe të pafuqishëm.

Implementimi i projektit “Krijimi i mundësive për punësime të reja të grave” është bërë nga ana e Kryqit të kuq të RM-së në partneritet me Shoqatën “Humanost”, Shkup dhe Kryqin e kuq të Austrisë, i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Operativ për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 2007-2013 (Komponenti 4 i IPA-s).

 

< kthehu mbrapa