1 Mars, 2017

TRAJNIMET E ZANATEVE MUNDËSOJNË HISTORI TË SUKSESSHME

Në kuadër të projektit “Ndërmerr aksion për aftësi konkurruese më të mirë në tregun e punës” gjatë muajit të kaluar vazhdoi realizimi i trajnimeve të zanateve për 37 persona, dhe paralelisht janë duke vijuar edhe punëtoritë për rritjen dhe zhvillimin personal. Ekipi i projektit është në kontakt të vazhdueshëm me përdoruesit për të cilët ka siguruar mbështetjen psiko-sociale, dhe është në kontakt me trajnuesit për të monitoruar dhe për të mbështetur procesin e të mësuarit të zanateve në qoftë se paraqiten vështirësi në realizimin e trajnimeve.

Në fund të muajit shkurt përfundon trajnimi për tre zanate që kanë zgjatur 3 muaj; grimi dhe manikyri, dekorimi dhe rregullimi i hapësirës dhe qëndisja dhe thurja e dorës. Gjithsej 9 kandidatë gjatë muajit mars do të japin provimin përfundimtar dhe do të marrin certifikatën për zanatin përkatës, dhe për disa nga ata do të prezantohet programi i vetëpunësimit dhe ata do të mund të shfrytëzojnë masat që i ofron agjencia.

Një nga historitë më të suksesshme të përfundimeve të zanateve është ajo e përfundimit të trajnimit për qëndisjen dhe thurjen e dorës. Bëhet fjalë për një nënë kujdestare me përvojë të madhe të punës pas vetes, e cila vitet e fundit vazhdimisht ka kërkuar punë por pa sukses. Të ardhurat e vetme që i ka pasur në dispozicion përdoruesi i ka marrë nga ndihma sociale në të holla e cila në këtë moment është ndërprerë. Ajo është e kënaqur dhe falënderuese për mundësinë që i është dhënë për të vizituar trajnimet e zanateve, të cilat i kanë mundësuar të kualifikohet në mënyrë shtesë, por edhe për punëtoritë për rritjen dhe zhvillimin personal që i kanë ndihmuar në forcimin e potencialeve personale dhe në integrimin dhe rritjen e kapaciteteve për të reaguar dhe për t’u përballur në mënyrë funksionale me problemet e përditshme.

Përdoruesi përveç që ka realizuar fondin e nevojshëm të orëve, vullnetarisht është angazhuar edhe më tej, për të marrë përvojë më të madhe dhe për të përvetësuar më mirë zanatin. Trajnuesi është i kënaqur nga përkushtimi, rregullshmëria dhe përgjegjësia e saj dhe planifikon në të ardhmen ta angazhojë përdoruesen.

Projekti është duke u zbatuar nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, Kryqi i kuq i qytetit të Shkup, në partneritet me Odën e zanatçinjve të qytetit të Shkupit. Ai është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Operativ për Zhvillimin e Burimeve Njerëzore 2007-2013 (Komponenti 4 i IPA-s).

< kthehu mbrapa