Mars 6, 2017

Trajnimi për Ndihmën e parë psikologjike në situata të krizës për vullnetarë

Në periudhën 03-05.03.2017 në Qendrën e trajnimit Solferino në Strugë, në kuadër të projektit për Ndihmën e parë psikologjike në situata të krizave dhe katastrofave, me mbështetjen financiare të Federatës ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe u realizua trajnimi për Ndihmën e parë psikologjike në situatat e krizës. Trajnimi u realizua në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Kroacisë, Federatën ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe dhe ishte dedikuar për trajnimin e vullnetarëve të rinj të cilët do të përfshiheshin në nevojat dhe aktivitetet e ardhshme të Kryqit të kuq të R. së Maqedonisë.

Në këtë trajnim morën pjesë 28 pjesëmarrës, vullnetarë të Kryqit të kuq dhe përfaqësues të Odës së Psikologëve (me të cilën Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi).

Nëpërmjet realizimit të këtij trajnimi, Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë pati për qëllim forcimin e kapaciteteve të shoqatave nacionale në fushën e Ndihmës së parë psiko-sociale dhe psikologjike për të reaguar në mënyrë adekuate ndaj nevojave në situatat e ardhshme të krizave dhe katastrofave.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi patën mundësinë për t’u njohur më afër me aktivitetet që i realizon Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë, sidomos në kushte të katastrofave dhe situata të krizës, si dhe me bazat e dhënies së ndihmës së parë psikologjike në situata të krizës. Ata u njohën me rolin dhe detyrat e vullnetarëve në dhënien e mbështetjes psiko-sociale dhe ndihmës së parë psikologjike, mësuan për të dalluar simptomat e traumës, stresit, çrregullimit tek personat në situata të këtilla, për qasjen ndaj tyre, kontaktin e parë, si dhe për mënyrën e komunikimit dhe aktivitetet e nevojshme për mbështetjen e tyre, si dhe për mbështetjen e vullnetarëve/ndihmësve dhe kujdesin e tyre për vetveten.

< kthehu mbrapa