19 Shtator, 2016

Transferim i mjeteve finansiare për 3,515 familjet e prekura nga përmbytjet

Para se gjithash. Në emër të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dëshirojmë të falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme të mediave në Republikën e Maqedonisë për informimin në kohë dhe transparent për aktivitetet dhe punën e KKRM-së gjatë sigurimit të përkrahjes për popullatën e goditur nga përmbytjet që kapluan rajonin e Shkupit.

Përskaj shpërndarjes së ndihmave materiale, Kryqi i kuq i RM-së gjithashtu ishte përgjegjës për grumbullimin e mjeteve financiare nëpërmjet llogarisë së Fondit për solidaritet dedikuar për popullatën e goditur nga katastrofa.

Dëshirojmë t’ju informojmë se sot, e hënë (19.09.2016) janë transferuar mjete financiare për 3.515 familje të goditura nga përmbytjet, në pajtueshmëri me listat finale të marura nga institucionet kompetente me të dhënat e personave të goditur nga katastrofa. Nga mbetur edhe transferi për 194 familje të dhënat e të cilëve në deklaratat kanë mangësi të caktuara dhe pas marjes së të dhënave të korigjuara menjëherë do të transferohen edhe këto mjete tek përdoruesit.

Edhe një herë në emër të Kryqit të kuq të Maqedonisë dëshirojmë të shprehim falënderim të madh për përkrahjen e përgjithshme të aksionit humanitar për sigurimin e përkrahjes për popullatën e goditur nga përmbytjet.

< kthehu mbrapa