Maj 31, 2018

Trofeja në Radovish, në kuadër të programit KKA-PVH 2018

Më 29 maj 2018, u mbajt eventi i 8-të me rradhë i PVH – Trofesë, i cili synon të promovojë programet dhe të rinjtë e asaj organizate komunale të Kryqit të kuq e cila ka bërë numrin më të madh të projekteve të vlerësuara me diell.

Këtë vit janë realizuar 150 projekte të vogla, nga të cilat 22 janë vlerësuar me diell dhe fituesi i PVH-Trofesë këtë vit u zgjodh Kryqi i kuq i Maqedonisë – Organizata komunale Radovish.

Në ceremoni u drejtua Sekretari Gjeneral i Kryqit të kuq, d-r.Sait Sait, Kryetari i Këshillit të komunës së Radovishit, z. Kole Carakciev dhe Kryetari i Kryqit të kuq të organizatës komunale të Radovishit, z. Vanço Kocev.

Në sallën e mbushur të Qendrës Kulturore “Aco Karamanov” në Radovish, përveç trofesë, certifikata mirënjohjeje i’u dhanë edhe organizatave komunale të Kryqit të kuq të Koçanit, Ohrit, Gostivarit, Velesit, Prilepit, Vinicës, Kavadarcit, Negotinës dhe Qendrës si organizata që kanë zhvilluar projekte të vogla përmes të cilave janë bërë ndryshime afatgjate në komunitetin tonë.  

Urime për të gjithë diseminatorët, të rinjtë, mësuesit, prindërit, sekretarët dhe të gjithë atyre që ishin pjesë e programit të këtij viti i cili solli ndryshime në jetët e 3.183 personave.

< kthehu mbrapa