Qershor 11, 2019

U mbajt punëtoria e Klubit të Diseminuesve të Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare (DNH)

Në periudhën nga 7 deri më 9 qershor të vitit 2019, në Strugë u mbajt një takim pune i Klubit të Diseminuesve të Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe përfaqësuesve të Shërbimit Profesional të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i takimit të punës ishte diskutimi i gjendjes dhe aktiviteteve momentale të Shoqatës Nacionale në sferën e Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe aktiviteteve që duhen ndërmarrë nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen e Klubit të Diseminuesve të DNH-së, me qëllim të promovimit të DNH-së para grupeve të ndryshme të synuara në vend, veçanërisht para rinisë studentore, ARM-së dhe MPB-së dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që kanë një rol të caktuar në promovimin dhe diseminimin e DNH-së në Republikën e Maqedonisë.

Takimi i punës rezultoi në disa përfundime rreth aktiviteteve që duhen ndërmarrë në baza afatshkurtra dhe afatmesme.

< kthehu mbrapa