Dhjetor 13, 2018

U mbajt trajnimi për trajnerë – multiplikatorë për ndihmën e parë psikologjike dhe mbështetjen psiko-sociale në situata emergjente

Në periudhën 7-9 dhjetor në Beograd, Serbi, përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë patën një trajnim të moduleve për trajnimin e vullnetarëve dhe punonjësve për ndihmën e parë psikologjike dhe mbështetjen psiko-sociale në situata emergjente. Nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë morën pjesë 7 përfaqësues të cilët dhanë kontribut në finalizimin e modulit të trajnimit i cili është përgatitur nga ana e Universitetit të Insbrukut dhe është dedikuar për të gjitha organizatat dhe institucionet që janë përfshirë në operacionet për ndihmë në kohë të situatave të jashtëzakonshme, me theks primar në Shoqatat nacionale të Kryqit të kuq. Në periudhën e dy muajve të ardhshëm, Universiteti i Insbrukut do të finalizojë veglat dhe do të promovojë materialin e trajnimin për përdorim zyrtar, pas së cilës të gjitha Shoqatat nacionale do të kenë mundësinë për ta integruar të njëjtën në modulet e trajnimit të vullnetarëve dhe punonjësve në punën aktuale.

Trajnimi u zbatua në kuadër të Projektit “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psiko-sociale në situata emergjente komplekse” mbështetur financiarisht nga BE-ja. Më shumë informacione për projektin në www.pfa-ce.eu.

< kthehu mbrapa