Dhjetor 18, 2017

U realizua punëtoria me një përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për lobim për zgjidhjen e nevojave të personave me shikim të dëmtuar

Më 13.12.2017 është realizuar një punëtori disa orësh me një përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Këshillin Ekzekutiv të Lidhjes Nacionale të të Verbërve të RM-së, personat me shikim të dëmtuar dhe prindërit e personave me shikim të dëmtuar, përdorues të Qendrës për mbështetjen e personave me shikim të dëmtuar. Punëtoria u mbajt në ambientet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. 35 përdorues patën mundësinë për të marrë informacione të drejtpërdrejta për programin e MPPS-së dhe ndryshimet e ligjit për personat me shikim të dëmtuar. Programin dhe ndryshimet e ligjit të MPPS-së i prezantoi z. Dushan Tomshiq.

Njëherësh, në pjesën e dytë të punëtorisë u zhvillua një diskutim për të drejtat e parealizuara të personave me shikim të dëmtuar, problemet me të cilat përballen në aspekt të jetesës dhe funksionimit të përditshëm dhe përshtatja e domosdoshme e funksionimit shoqëror të nevojave të personave me shikim të dëmtuar, me qëllim që t’u sigurohen të drejtat themelore të jetës dhe funksionimit të lirë në komunitet. Në këtë punëtori përfaqësuesi i MPPS-së pati mundësinë për të dëgjuar direkt mendimet e prindërve të personave me shikim të dëmtuar dhe problemet me të cilat përballen ata si prindër të fëmijëve me shikim të dëmtuar në komunitetin tonë.

Kjo punëtori është e para nga pesë modulet e parapara për t’u realizuar në muajt e ardhshëm për rritjen dhe zhvillimin personal të personave me shikim të dëmtuar dhe për lobimin për realizimin e të drejtave të personave me shikim të dëmtuar.

Qendra për mbështetjen e personave me shikim të dëmtuar në Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit, realizohet në kuadër të Projektit të USAID dhe LCIF për fëmijët me vështirësi shikimi.

< kthehu mbrapa