Prill 11, 2019

U trajnuan multiplikatorë të ndihmës së parë psikologjike dhe mbështetjes psikosociale

Në periudhën 05-07.04.2019 në Qendrën e trajnimit të kuadrove “Solferino” në Strugë u mbajt një punëtori për trajnimin e multiplikatorëve në kuadër të projektit “Ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja psikosociale në situata emergjente”, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Kryqit të kuq të Austrisë. Në këtë punëtori morën pjesë gjithsej 27 përfaqësues të Zyrës qendrore të Kryqit të kuq të RM-së, Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe OKKK-të Veles, Manastir, Strugë, Ohër, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Strumicë dhe Kriva Pallankë, të cilët patën mundësinë për t’u pajisur me njohuri dhe shkathtësi për aktivitetet në fushën e ndihmës së parë psikologjike, mbështetjes psikosociale dhe menaxhimin e vullnetarëve spontanë. Personat e trajnuar do të përfshihen në zbatimin e trajnimeve të ardhshme të vullnetarëve dhe punonjësve për të vepruar në situata emergjente.

< kthehu mbrapa